Williams dhe Minogue më të dëshiruarit e fansaveRobbie Williams e ka mposhtur rivalin e tij Liam Gallagher duke u votuar si këngëtari me të cilin shumica e njerëzve do të dëshironin që të ngecnin në një ishull të vetmuar.

Këngëtari i hitit “Feel”, i cili ka një hasmëri me këngëtarin e grupit “Oasis” qe një kohë të gjatë, ka kryesuar një sondazh, si mashkulli më argëtues me të cilin dëshirojnë të qëndrojnë njerëzit.

Legjenda e Beatlesave, Sir Paul MCCartney, zuri vendin e dytë, ndërsa Mick Jagger, zuri vendin e tretë. Eminem dhe Gallagher mbyllën top-pesëshin.

Këngëtarja australiane Kylie Minogue kryeson listën e femrave, ndërsa anëtarja e grupit “Girls Aloud”, Cheryl Cole, ishte femra e dytë më e dëshiruar.

Vendin e tretë e zuri Leona Lewis, ndërsa të katërtin dhe të pestin e zunë Madonna dhe Lady Gaga, respektivisht.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here