Princi William është grindur me Princin Charles, sepse ai nuk dëshiron që bashkëshortja e babait të tij, Camilla Parker Bowles, ta urdhërojë dukeshën e Cambridge, Kate Middleton.

Camilla, siç shkruajnë mediet britanike, i ka kërkuar dukeshës së Cambridge që t’i përkulej.

Kate ka refuzuar këtë sepse Camilla nuk konsiderohet si anëtare e familjes mbretërore.

Ndërsa ditë më parë mediet britanike kanë raportuar se mbretëresha Elizabeth II ka rifuqizuar një tekst të vjetër në të cilin shkruan se “të gjithë personat në pallat të cilët nuk kanë gjak mbretëror janë të detyruar të përkulen sa herë takohen apo ndeshen me ndonjërin prej anëtarëve të familjes mbretërore”.

Edhe pse e destinuar që një ditë edhe ajo vetë të vijë në fronin britanik, Kate është e detyruar të përkulet sa herë që të takohet me ndonjë anëtar të familjes së bashkëshortit të saj, gjë të cilën nuk është detyruar ta bëjë kur të takohet me bashkëshorten e Princit Charles, Camilla.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here