William Levy: Jam beqarPas shumë thashethemeve për ndarjen e aktorit me yllin Elizabeth Gutierrez, William Levy ka treguar më në fund të vërtetën për marrëdhënien e tij me bashkëshorten.

Pas spekulimeve të vazhdueshme mediatike, në një intervistë për “People en espanol”, aktori 34-vjeçar ka konfirmuar publikisht se marrëdhënia e tij me Elizabeth ka marrë fund.

Pavarësisht dëshirës së fansave për një ribashkim të çiftit, aktori 34-vjeçar ka treguar situatën.

Sipas tij, ata të dy kanë menduar t’i lënë pak hapësirë njëri-tjetrit, por kjo nuk do të thotë aspak që nuk do të ndajnë ditët dhe kohën bashkë.

“Nuk jemi më bashkë. Elizabeth edhe unë jemi dhe do të jemi një familje, por e kemi ndarë jetën private me atë sentimentale. Ne do ta mbështesim gjithmonë njëri-tjetrin, sepse na bashkojnë dy fëmijët tanë, por vetëm kaq”,- ka thënë Levy për “People en espanol”, tha ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here