Pas më shumë se 1 orë e 30 minuta ka përfunduar ceremonia martesore mes Princit Uilliam të Uellsit dhe Kate Midleton. Pas vënies së unazës në gisht, ka qenë vëllai i nuses ai që ka marrë fjalën duke lexuar disa pjesë nga bible. Më pas kori i kishës Uesmister ka kënduar për çiftin e ri. Pas korit ka marrë fjalën Peshkopi i Londrës i cili ka folur rreth shenjtërisë së martesës.

Pas përfundimit të ceremonisë çifti i ri ka dalë në rrugë ku është përshndetur me mijëra qytetarë dhe turistë që kanë marrë pjesë në këtë dasmë historike. Ata do të ndalojnë rrugëtimin e tyre përshëndetës kur të mbërrijnë në Buckingham Palace

Po vazhdon ceremonia martesore më e përfolur e viteve të fundit. Princi William i Uellsit ka lënë beqarinë duke u martuar me Kate Midleton. Kate është shoqëruar në altar nga babai i saj Michael Middleton ndërsa e motra e saj, Philippa ose (Pippa) ka qënë një nga shoqërueset e saj.

Ora 12:55

Tani është moment i nënshkrimit të martesës mes princit Uilliam dhe gruas së tij, Katey.

Ora 12:17

William dhe Kate sapo i kanë premtuar njëri-tjetrit për besnikëri të përjetshme dhe janë bashkuar në martesën e shenjtë. Pak momente më parë Princi britanik, William i ka vënë në gisht unazën e martesës gruas së tij, Kate.

Kate dhe William janë burrë e grua. Në Abacinë e Westminster, princi William dhe e përzgjedhura e tij, Kate shkëmbyen premtimin para syve të miliona personave. Kate e tha betimin e saj me gjysmë zëri duke parë në sy burrin e saj. Unazën qe do ta mbajë vetëm ajo, është nje krijim me arin e gjetur në Wells, te nxjerrë nga miniera që është në pronë të Familjes Mbretërore.

Ora 12:05

Kate Middleton, mbërrin në Abacinë Westminster në Londër e shoqëruar nga babai i saj, dhe i pritur me shumë gëzim nga princi William dhe mbretër, mbretëresha, princër, princesha, aristokratë dhe njerëz të rëndësishëm nga e gjithë bota.

Ora 11:15

Princi Uilliam mberrin ne kishen Westmister Abby

Ora 09:55

Qindra mijëra njerëz janë mbledhur sot në Londër për të ndjekur ceremoninë martesore të princit Uilliams me Kate Middleton. Ata kanë kaluar natën jashtë vetem e vetem per te qenë dëshmitare te asaj qe konsiderohet si dasma e shekullit.

Princi Uilliams është i dytë në radhë për të marrë fronin e Britanisë së Madhe. Zyrtarët e familjes mbretërore njoftuan se 28 vjeçari Princi Uilliams do të veshë uniformën e kuqe të Gardës Irlandeze gjatë ceremonisë martesore me 29 vjeçaren, Kejt Midëllton.

Mijëra policë dhe oficerë sigurie janë vendosur përgjatë rrugës ku do të kalojë çifti mbretëror. Anëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë bota si dhe personalitete të njohura si Elton John apo futbollisti David Beckham janë të ftuar në dasëm.

Mbretëresha shpall William dhe Kate Dukë dhe Dukeshë

Princi William dhe e fejuara e tij, Kate u shpallën dukë dhe dukeshë e Cambridge nga mbretëresha Elizabeth II, njoftoi sot pallati Buckingham, disa orë para martesës së tyre. William, djali i princit Charles dhe i dyti në urdhër të trashëgimisë së fronit, i atribuohet gjithashtu nga gjyshja rangu më i lartë i fisnikërisë britanike. Princi William do të jetë gjithashtu konti Strathearn dhe baroni i Carrickfergus, gjë që do ta shpallë gjithashtu Kate konteshë të Strathearn dhe baroneshë të Carrickfergus pas martesës së tyre në abacinë Westminster.

Mbulimi mediatik

S’ka nevojë për ftesë për të qënë në radhët e para në dasmën e princit Uilliam me Kejt Middleton, mijëra gazetarë do të mbulojnë në detajet më të vogla në martesën e konsideruar si ngjarja e vitit nga media në të gjithë botën, që do t’i kushtojnë orë të tëra lidhje direkte. Dy miliardë teleshikues pritet të ndjekin sot ceremoninë, e ndjekur nga një procesion me karrocë mbretërore në Londër, sipas vlerësimeve të qeverisë britanike. Një shifër që për momentin është e vështirë të verifikohet, por që pritet të kalojë audiencën e 750 milionë personave që panë në televizor martesën e prindërve të princit Uilliam, princit Çarls dhe Lady Diana 30 vjet më parë. “Është ngjarja kryesore mediatike e vitit pasi është ngjarje e lumtur. Gjithçka kemi patur deri tani këtë vit ka qënë tragjedi pas tragjedie, luftëra ose tërmete”, vlerëson Max Clifford, këshilltar në marrëdhëniet publike pranë një shoqërie britanike. Kreu i Shoqatës së shtypit të huaj në Londër, Christopher Wyld, pohon se nuk ka parë asnjëherë një entuziazëm të tillë. “Ka shumë më tepër interes se për çdo ngjarje të tjetër, përfshi edhe krizën financiare”, siguron ai. Entuziazmi duket edhe në SHBA, në vendet e Komunouellthit (Commonwealth), por edhe në Kinë, Meksikë dhe Brazil. Në Gjermani, martesa do të transmetohet direkt në 16 kinema. Ceremonia do ndiqet në kohë reale në Pakistan, ku gazetat sigurojnë një mbulim të përditshëm të përgatitjeve, si dhe në Maljazi e Filipine. Për këtë ngjarje, televizioni amerikan CNN do të dërgojë 50 persona në Britaninë e Madhe, ndër të cilët edhe prezantuesit e famshëm Anderson Cooper dhe Piers Morgan. Shuma të mëdha parash janë tashmë në lojë. Pamjet e ceremonisë në abacinë Uestminster, që do të filmohet nga “BBC”, shiten me minuta, siç e do praktika. “Nuk kemi paguar ndonjëherë kaq shtrenjtë për një minutë filmim”, shprehet një gazetar. Vendet më të mira për të fotografuar puthjen e parë e të sapomartuarve në ballkonin e pallatit Buckingham, vlejnë të paktën 1 000 euro (1 400 dollarë). “BBC” do të vërë në dispozicon të paktën 550 persona atë ditë, duke mobilizuar 100 kamera në abacinë Uestminster dhe gjatë procesionit për mbulimin direkt të ngjarjes për dhjetëra vende. Afro 140 studio lëvizëse pritet të vendosen në Green Park pranë Pallatin Buckingham, për të furnizuar me materiale 48 studio televizive të ngritura me këtë rast. Në të njëjtën kohë, janë mobilizuar po aq faqe interneti sa në Kupën e Botës në futboll apo në Lojërat Olimpike, me një sasi të panumërt videosh, diaporama dhe lojëra pyetje-përgjigje. Martesa ishte përparësi edhe për portalin Yahoo!, pohon korrespondenti në familjen mbretërore i këtij portali, Martin Rogers. Ndryshimi i orës, ceremonia fetare që do të nisë në orën 10:00 GMT, ose në orën 06:00 në Nju Jork apo në orën 15:00 në Islamabad, nuk duket se zbeh dëshirën e medias. Christopher Wyld ia atribuon këtë entuziazëm interesit frenetik për Lady Diana, e cila vdiq në një aksident me makinë në vitin 1997 dhe për pasojë djalit të saj të madh. “Ajo ishte ylli më i madh dhe Uilliami ia kalon”, pohon ai. ”Kjo martesë është një ‘soap opera’ gjeniale, në sensin që është historia më e mirë e mundshme, kostumet më të bukura, dekori më i bukur, e pakapshme”, shton ai.

Kate dhe  William, programi ore pas ore

Londër -Martesa e Kate me William, e organizuar në mënyrë skrupuloze, do t’i bindet një programi të kalkuluar minutë pas minute:

– 07:15 (GMT): Mbërritje e të ftuarve të parë nga 1 900 të tillë në abacinë Uestminster, ndërtesa e famshme fetare e Londrës, që ndodhet në zemrën historike të kryeqytetit britanik.

– 08:50: Pritje e personaliteteve të huaja.

– 09:15: Makina “Bentley” e princit William e lë atë para ndërtesës, i shoqëruar nga i vëllai dhe dëshmitari, princi Heri.

– 09:20: Fisnikët e ftuar në dasmë zënë vend në abaci, ndjekur më pas në orën 09:27 nga nëna e Kejt Middleton.

– 09:30: Një pjesë e familjes mbretërore britanike fillon të hyjë, dhe në 09:42 u bashkohet princi Çarls, babai i dhëndrit dhe bashkëshortja e tij Kamila.

– 09:45: Mbretëresha dhe bashkëshorti i saj, duka i Edimburgut janë të fundit që kapërcejnë pragun e katedrales para çiftit, siç e kërkon protokolli.

– 09:51: Kejt Middleton largohet nga suita mbretërore e hotelit luksoz “Goring”, ku ka kaluar natën me të afërm të saj, 800 metra nga pallati Buckingham dhe mbërrin në abaci me një makinë “Rolls Royce”.

– 10:00: Nusja hyn në kishë në krah të të atit, Michael.

– 11:15: Përfundon ceremonia dhe çifti niset me karrocë mbretërore në drejtim të pallatit Buckingham, i ndjekur nga pesë makina të tjera ku ndodhen familja mbretërore dhe prindërit e Kejt, nën eskortën e regjimentit të të famshmes Household Cavalry.

– Kortezhi duhet të kalojë para Parlamentit dhe Big Ben, Whitehall, lagja e ministrive ku ndodhet rezidenca e kryeministrit, Horse Guards Parade, sheshi Trafalgar dhe The Mall, shëtitorja e madhe që të çon në pallat dhe që kalon përgjatë parkut St-James, 2,02 kilometra që çifti duhet të përshkojë në 15 minuta, duke përshëndetur turmën e mbledhur në të gjithë trajektoren.

– 11:40: Të ftuarit vijnë më pas në Buckingham Palace.

– 12:25: Dalje e mbretëreshës dhe të sapomartuarve në ballkonin e pallatit, i shoqëruar nga anëtarë të familjeve respektive. Turma në pritje që çifti të shkëmbejë puthjen.

– 12:30: Kejt dhe Uilliam shohin nga ballkoni një paradë avionësh.

– DREKA : Pritje e mbretëreshës në Buckingham Palace për afro 650 të ftuar.

– 14:30: Të sapomartuarit mbërrijnë në pallatin Saint-James për të pushuar.

– DARKA: Darkë private e ofruar nga babai i dhëndrit, princi Çarls, për afro 300 të ftuar, e pasuar nga një mbrëmje vallëzimi për miqtë e afërt dhe familja. /Alblajme

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here