smithPrinci i Bell Air rikthehet sërish. Will Smith i kthehet muzikës pas një pauzë 10-vjeçare. I nominuari për Oskar, i cili mbushi 47 vjeç javën e kaluar, ka publikuar një remiks me këngën “Fiesta”, të grupit kolumbian të dancit, Bomba Estereo.

Reperi i kthyer në një yll filmash, tha se fillimist dëgjoi këngën “electro tropical”, ndërkohë që së fundmi në një udhëtim në Kolumbi i kërkoi bandës të bashkëpunonin për këngën.

Smith, i cili shiti 20 milionë albume, nuk kishte bërë regjsitrim që nga albumi “Lost and Found” në 2005.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here