Ylli i grupit Black Eye Peas, will.i.am, i cili thuhet se ka raporte romantike me Cheryl Cole, e ka quajtur burrin e saj të larguar, Ashley Cole, si një ‘budalla’ dhe ‘të marrë’ pasi e ka tradhtuar ish-bashkëshorten e tij.

“Thjesht nuk mund të besoj se Cheryl ndonjëherë është tradhtuar. Mendoj, çfarë duhet të të shkojë në mend për ta tradhtuar Cheryl? Ajo është femra më e bukur në botë. Nëse e ka atë, mashkulli nuk mund të gjejë tjetër më të mirë. Është çmenduri”.

“Ajo madje nuk është një lloj vajze e cila del dhe kapardiset ose diçka të tillë, ajo është vërtet një vajzë e mirë. Kur ke një vajzë si ajo, bëni gjithçka që mundeni ta mbani. Të kesh një vajzë e cila di si të udhëheqë veten është një gjë e rrallë dhe duhet të jeni budalla për ta rrezikuar këtë”, ka thënë will.i.am. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here