Houston gatë fluturimit për në Detroit shkaktoi telashe ndër udhëtarët sepse nuk deshi të lidhte brezin e sigurisë dhe për këtë arsye u vonua fluturimi avionit.

Edhe pse stjuardesa në avion e luti të lidhte rripin e sigurisë, Whitney Houston  (48 vjeçare) refuzoi. Vetëm pasi i thanë se për këtë shkak mund të nxirrej nga avioni, këngëtarja lëshoi pe.

Për shkak të kundërshtimit të këngëtares aeroplani vonoi të fluturonte. Fluturimi nisi vetëm pasi që Whitney vendosi të lidhej. Kjo ngjarje nxiti spekulimet se këngëtarja ishte nën ndikim të alkoolit ose të drogës.

Këngëtarja po përpiqet t’i rikthehet skenës së muzikës që nga viti 2009 kur e braktisi për shkak të alkoolit dhe drogës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here