White është nderuar me çmimin “Ambasador i qytetit” për ngritjen e emrit të qytetit të tij Nashville gjatë karrierës.

Ish-frontmeni i “White Stripes”, i cili është rritur në Detroit, mirëpo u transferua në Nashville në fund të vitit 2005, është nderuar me këtë çmim për promovimin e kryeqytetit të Tennessee, si një destinacion ndërkombëtar me anë të punës së tij si kitarist, këngëtar, kompozitor dhe themelues i shtëpisë incizuese “Third Man Records”.

“Çmimi i sotëm vlerëson personin i cili bart mesazhin e shumëllojshëm muzikor anekënd botës”, ka thënë kryetari i qytetit, Karl Dean, gjatë ndarjes së çmimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here