Reperi amerikan, Kanye West u ka dëshmuar edhe një herë mediave amerikane se ka një vlerësim të lartë për vetveten. Ai beson se funeralin e tij duhet ta ndjekin edhe  udhëheqësit e botës, ndërsa puna e tij, thjesht, është e nevojshme për botën.

“Disa ditë më parë unë isha duke menduar për funeralin tim. Unë do të doja të ishin të pranishëm atje edhe udhëheqësit e botës. Disa mund të thonë se i kam frymëzuar dhe  inkurajuar që të besojnë në vetveten.

Ky është misioni im aktual. Unë nuk mendoj se kjo që po bëj unë është gjëja më e rëndësishme në planet, por edhe kur është zbuluar poçi qëllimi nuk ka qenë që t’i ndalë luftërat. Kjo që po bëj i nevojitet botës. Ashtu sikur që studentët kanë nevojë për mësuesit”, tha Kanye aspak modest.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here