Kanye dhe Kim, ditë më parë, u nisën drejt një darke romantike, pa e ditur se ajo darkë do tu prishej. Deri sa po darkonin në një restaurant në Miami, për koincidencë, aty qëlloi edhe ish i dashuri i Kim, Reggie Bush ,me të dashurën e tij shtatëzënë.

Takimi me “ishin” e së dashurës, si duket bëri që Kanye-s ti nxehet gjaku aq shumë sa që tërë mllefin e shfryu në një kameramane,e cila po i filmonte në momentin kur dolën nga restauranti.
“A do ta uroni Reggie-n që po bëhet baba”, ishte pyetja që ia drejtoi kameramanja Kimit, dhe kjo bëri që Kanye ti vërsulej për ti’a marrë kamerën.

Ndërkaq, e gjora Kim, u mundua me çdo kusht ta ndalonte Kanyen duke buzëqeshur “nga zori”.

Lajmi se ish i dashuri i Kimit po bëhet baba përvec asaj, e ka tronditur si duket edhe Kanye i cili ka shfryrë gjtihë zemërimin e akumuluar gjatë tërë javës./indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here