Nëntëmbëdhjetëvjeçarja Delphine Wespirer ka fituar titullin e “Miss Franca 2012”. Fjala e saj e parë pas kurorëzimit ishte një thirrje për shikuesit që të dhurojnë të holla për bamirësi.

Studente e menaxhimit të biznesit, Delphine Wespirer u shpall vajza më e bukur franceze dhe do të mbajnë titullin gjatë gjithë vitit të ardhshëm. Si një përfaqësuese e krahinës me popullsi gjermane, Alsace, ajo fitoi simpatinë më të madhe të jurisë.

Edhe pse emri i saj nënkupton kafshën e bukur të detit, aktivitete të saj të preferuara janë fotografia dhe flamengo. Është e gjatë 1.75 metra.

Pasi iu dorëzua titulli, flokëkuqja i dha disa numra në të cilët ku shikuesit mund të telefonojnë për të dhuruar para për bamirësi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here