Wendy Williams bën shqiponjën me duar për RitënModeratorja dhe komediania amerikane, Wendy Williams gjatë emisionit të saj “The Wendy Williams Show” e bëri shqiponjën me duar.

Këtë e bëri derisa po fliste për këngëtaren me prejardhje shqiptare, Rita Ora.

“Wow. Rita Ora është shqiptare. Unë nuk e dija se ajo është shqiptare, unë mendoja se ajo ishte gjysmë zezake ose britanike” tha Williams, transmeton Klan Kosova.

Ajo madje edhe përshendeti shqiptarët derisa po fliste për kopertinën e revistës “Marie Claire” në të cilën është protagonist vetë Rita.

Brenda revistës është edhe intervista e Orës ku ajo edhe flet për lidhjen e saj me Calvin Harris dhe ajo thotë që ishte ajo që u nda nga ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here