Aktorja Naomi Watts është zgjedhur si aktorja që duhet të interpretojë rolin e ikonës Marilyn Monroe, në një projekt të ri kinematografik.
Naomi Watts është zgjedhur të interpretojë këtë rol nga regjisori i memoarit të ri, Andrew Dominik, e që do të krijohet në nderim të Marilyn Monroe.
“Pse është Marilyn Monroe ikona më e madhe femërore e shekullit të njëzet? Për meshkujt, ajo është objekt i dëshirës seksuale që ka nevojë për shpëtim. Për femrat, ajo përfaqëson të gjitha padrejtësitë e bëra mbi feminizmin”, tha regjisori për ScreenDaily.com.
Monroe, emri i vërtetë i së cilës është Norma Jeane Mortensen, vdiq në vitin 1962, në moshën 36 vjeçare, për shkak të mbidozës me drogë.