Këngëtarja e grupit “Girls Aloud”, Kimberley Walsh, ka pranuar se ajo dhe i dashuri i saj prej gjashtë vitesh Justin Scott do të martohen, mirëpo ajo nuk e di kohën se kur.

Walsh thotë se ajo nuk e ndjen veten nën presion për t’u martuar edhe pse është në lidhje me Scott qe një kohë të gjatë, megjithatë ajo ka bërë të ditur se në një të ardhme çifti do t’i ndërrojë unazat.

“Jemi duke shkuar në atë drejtim, por të jem e sinqertë ne ende ndjehemi të ri. Gjithmonë ekziston presioni për të bërë gjënë e radhës- fejesën, martesën, fëmijën. Është për faktin se mediat dëshirojnë diçka të re për të treguar”, ka thënë këngëtarja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here