Aktori holivudian, Mark Wahlberg, ka vendosur që t’u tregojë fëmijëve se sa dhemb heqja e tatuazhit në mënyrë që t’i mbajë ata larg prej tyre kur të jenë më të rritur.

Aktori është i njohur për faktin se shumë shpesh i dërgon fëmijët e tij në pjesët e varfra të Bostonit ku ai u rrit për t’iu treguar atyre se nga ka ardhur në mënyrë që të jenë të vetëdijshëm se ai nuk ka jetuar në begatinë në të cilën ata jetojnë tani.

“Unë dua që ata ta shohin se sa shumë dhemb ky proces dhe që ta kuptojnë se nëpër çfarë duhet të kalosh”, ka thënë aktori, i cili ka mbi pesë tatuazhe që i kishte bërë si adoleshent.

Mark ka katër fëmijë dhe vendosi që t’i marrë dy fëmijët më të rritur në procesin e heqjes së tatuazheve me laser, në mënyrë që të vetëdijesohen për dhimbjet që shkakton ky proces, e që të mos e bëjnë të njëjtin gabim që ka bërë ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here