Vrasësi i John Lennon, Mark Chapman, tha se ai nuk ka pas qëllim ta vrasë këngëtarin e Beatles-ave, por ka shtënë në të pasi që ai ka qenë personi më i famshëm qe e ka pa aty.

Krijuesi i hitit “Imagine” është qëlluar për vdekje në apartamentin e tij në New York në dhjetor të vitit 198.

Duke folur para gjykatës, ai tha

“Do të doja vërtet që zotri Lennon ta dinte këtë gjë. Ndoshta do ta bënte të ndjehej më mirë sikur ta dinte se nuk ishte zemërim. Nuk kisha asgjë kundër atij burri si njeri, por atij njeriu si i famshëm. Nëse ai do të ishte më pak i famshëm sesa tre ose katër njerëzit e tjerë të cilët i kisha në list, do të ishte gjallë ende”.

Mësohet se Chapman, 57 vjeçar, në list kishte edhe Elizabeth Taylor, Johnny Carson dhe aktorin George C. Scott.
Chapman është dënuar me 20 vjet burgim në vitin 1981 dhe është detyruar të shkoj në trajtim psikiatrik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here