Victoria Beckham po mendon ta çojë vogëlushen Harper, e cila është vetëm 15 muajshe, në kurse kërcimi.

Victoria dhe David i kanë dërguar fëmijët e tyre shumë herët në aktivitete të ndryshme. Për shembull djemtë shumë shpejt kanë nisur të luajnë futboll dhe tani i takon Harperit që të marrë këshilla për lëvizje të trupit sipas muzikës nga një profesionist.

Mediat e huaja thonë se Victoria do të shfrytëzojë këtë rast për t’i veshur vajzës së saj fustane vallëzimi, që do ta bëjnë Harperin të duket akoma edhe më e ëmbël.

Ndërkohë Victoria dhe David, të cilët kanë edhe tre fëmijë të tjerë më të mëdhenj se Harper, Brooklyn 13 vjec, Romeo 10 dhe Cruz 7 vjec, besohet se do të kthehen sërish në Angli, e madje ata janë duke parë në zonat më të shtrenjta për një shtëpi të tyren.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here