Qëndrimi i tij brenda “Big Brother” zgjati shumë pak, por bëri bujë shumë të madhe mediatike. Pas daljes nga ”Big Brother”, Vlash Martika filloi punën në media, duke u bërë pjesë e një reviste për meshkuj. U përfol shumë për jetën e tij private, saqë kohë pas kohe dilnin në shesh lidhjet e tij me femra të ndryshme. E fundit lidhje që u përfol ishte ajo me ish-banoren tjetër Klaudja Veseli, lidhje kjo e shndërruar nga shoqëria në romancë, por që nuk zgjati shumë. Nuk e dimë se si kanë ngelur raportet e tij me Klaudjan, por ne mësojmë se Vlashi ka pak kohë që ka filluar një tjetër lidhje dashurie, që urojmë të zgjasë, por në bazë të planeve që ka djaloshi i njohur, nuk e dimë si do të vijojë. I kontaktuar për të rejat e tij të fundit,

Vlashi përgjigjet: ”Kam filluar punë të re në një lokal që do hapet së shpejti në Tiranë. Jam në punë e sipër duke mbaruar punimet brenda, lokali ndodhet në ish-Bllok”, shprehet Martika, i cili planifikon që definitivisht të largohet nga Shqipëria për të jetuar në Australi, ku mendon të fillojë studimet dhe të angazhohet me modën atje, pas një oferte të marrë pak kohë më herët. ”Në Australi do iki për të jetuar por pasi të hapet lokali, se duhet të sistemoj këtë në fillim. Më është dhënë një mundësi studimi dhe pune, kështu që mendoj ta shfrytëzoj”, thekson Vlashi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here