Këngëtarja po thuajse më e reja në skenën muzikore, Vjollca Abdullahu, këto ditë është shumë e angazhuar në muzikë.

Ajo për Telegrafi ka treguar se së shpejti do të vijë me tri këngë të reja.

“Këto ditë jam fokusuar në muzikë dhe së shpejti do të realizoj tri këngë të reja. Jam duke bashkëpunuar me Zzap dhe Chriss dhe njërës do t’ia bashkangjes edhe klipin. Këngët janë të zhanrit R&B, hip-hop, dub-step dhe house”, ka thënë Vjollca.

Përveç kësaj Vjollca është duke u përgatitur për pjesëmarrjen e saj në festivalit “Top Fest”. Vjollca së fundmi kishe realizuar këngën e saj “Holla at me”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here