nikaReperi i njohur Gold AG dhe këngëtari Gëzim Nika kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Liridona”.

Kënga është një ripërpunim i këngës së njohur të popullit, gjersa për punën me vijën melodike të këngës është kujdesur kompozitori Alban Furtuna, dhe vargjet e tekstit i ka shkruar vet reperi Gold AG.

Klipi i këngës është punuar me motive patriotike nga MAX Production, dhe në të janë pasqyruar vlerat kombëtare, duke nisur që nga veshjet e deri tek xhirimet në kalatë e vjetra kulturore.

Javë më parë në një prononcim për Telegrafin, Gold AG u shpreh se këtë vit planifikon të publikojë një numër të madh projektesh, ndër to edhe disa duete.

“Liridona” në bashkëpunim me Gëzim Nikën është duket të jetë ndër projektet më të veçanta të reperit nga Presheva për këtë vit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here