Beyonce Knowles, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Jay Z dhe vajza e tyre e vogël, Blue Ivy, ka festuar ditëlindjen e saj të 31-të me një shëtitje në jugun e Francës.

Reperi 42 vjeçar është kujdesur që t’i ofrojë gruas së tij një ditëlindje për tu mbajtur në mend, duke e marrë në lundrim nëpër detin Mesdhe me një jahtë luksoze.

Ndërkohë, familjarë dhe miqë të saj i kanë dërguar këngëtares shumë urime, në mënyra të ndryshme.

E ëma e reperit Jay Z, Gloria Carter, i ka dërguar asaj një mesazh me fjalët: ” B, (Bi) ke hyrë në jetën time si një vajzë e ëmbël jugu. Ke lulëzuar në një grua mahnitëse. E admiroj mënyrën se si ke mbetur me këmbë në tokë dhe nuk ke lejuar që suksesi të të ndryshojë. Mama Carter”.

Tina Knowles, nëna e këngëtares ka shënuar: ” Zoti më ka bekuar me një nga dhuratat më të mëdha në jetën time me 4 shtator 1981″.

Mes miqëve të famshëm që i kanë uruar asaj ditëlindjen është edhe aktorja Gwyneth Paltrow, e cila me bashkëshortin e saj Chris Martin dhe fëmijët, i kanë dërguar një kartolinë të shkruar me dorë, që më pas është publikuar në web faqen e këngëtares Knowles.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here