Vive vjen me album të ri Janë bërë 5 vjet qëkur këngëtari kolumbian i njohur për meritat e tij në popullarizimin e muzikës Vallenato, Carlos Vives, lansoi albumin e tij të fundit.

Ky lloj melosi rrënjët i ka në Kolumbinë veriore dhe është i njohur për përdorimin e gitarës, një daulleje të vogël të quajtur Caja, dhe disa instrumenteve tjera karakteristike të kësaj pjese të botës.

Carllos tashti po bën album tjetër, të cilin e ka pagëzuar “Cllassics from the Province 2” për të cilin përpiloi këngë tradicionale dhe futi gërshetime moderne.

Edhe në këtë projekt të ri dominon muzika Vallenato, me tinguj të ripërpunuar nga këngëtari dhe grupi i tij.Ideja e 48 vjecarit është të tregojë se këto këngë, edhe pse janë bërë 40 apo 50 vjet më parë, janë shumë të mira, kanë një vlerë të madhe dhe mund të kenë sukses edhe në ditët e sotme.

Ky album, që ditën e parë kur u lansua, u shit në 42.500 kopje dhe do të pasohet me një turne, duke filluar nga qyteti Medellin në Kolumbi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here