Lady Gaga, sërish ka ngjallur reagime lidhur me paraqitjen e saj në skenë, konkretisht lidhur me veshjen. Gjatë një koncerti në Belgjikë, Gaga, është shfaqur me një fustan mishi kombinuar edhe me këpucë mishi.

Madje, gjatë performancës së hitit, Born This Way, Gaga është futur në një bluarës mishi me gjysmën e trupit brenda, gjysmën jashtë.Sipas saj, e tëra kjo ka një shpjegim pasi që mishi tregon se si trajtohen gratë, nga disa aspekte të shoqërisë.

“Që Nga 1970, gratë më nuk do të trajtoheshin si copë mishi. Në ballinën e revistës Hustler, apo në ballon e Born This Way, mishi paraqet mënyrën se si ato trajtohen ndonjëherë”, ka thënë Gaga.

Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që këngëtarja shfaqet me veshje mishi ne skenë duke ngjallur gjithmonë reagime të shumta

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here