Për të gjithë që kanë qenë në pritje të fillimit të reality show “VIP Shpija”, tani u ka ardhur fundi pritjeve të tyre.

Edicioni i tretë i kësaj shfaqje televizive fillon sonte, nga ora 21:00, duke sjellë bashkë në një shtëpi, personazhe të njohura nga të gjitha trevat shqiptare, në shenjë të festimit të 100 vjetorit të Pavaresisë së Shqipërisë.

Prezantues të “VIP Shpija” do të jenë Shuki dhe Albana Osmani, ndërsa mes banorëve të shtëpisë pritet të jetë edhe këngëtarja nga Shqipëria, Ronela Hajati, humoristët e njohur “Stupcat”, aktori Enver Petrovci, këngëtarja Shkëndije Mujaj, modelja Morena Taraku, aktori Ard Islami, anëtari i “West Side Family” – Dr.Flori, etj.

Personazhet e këtij edicioni, sot kanë realizuar fotografitë zyrtare në studion e fotografit Avni Selmani, të cilat Indeksonline i publikon ekskluzivisht, së bashku me fotografitë nga brendia e shtëpisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here