Të hënën filloi reality shou VIP Shpija 3. Ashtu siç është pritur, ashtu dhe është duke ndodhur. Shumë debate, intriga dhe tashmë edhe personazhe të cilat kanë filluar të dallohen brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri.

Në dy ditët e para ajo që ka rënë në sy ishte Zhaku. Një personazh jo aq i popullarizuar te publiku shqiptar, veçanërisht te ai kosovar. Ajo ka tërhequr vëmendjen duke e fyer Enver Petrovcin, të cilit madje i ka thënë se është vetëm aktor dhe jo artist.

Petrovci megjithatë nuk u lëkund nga këto pohime të Zhakut, që në asnjë mënyrë nuk hasi në mirëkuptim të banorëve tjerë për këto opinione të saj.

Aq larg ka shkuar situata sa edhe Miss Kosova 2010, Morena Taraku, ka qarë pasi dëgjoi fjalët e Zhakut për Petrovcin.

Në ndërkohë këto biseda kanë formuar një lloj klanizimi në mesin e VIP-ave nga Shqipëria. Dr. Flori dhe Ronela Hajati gjatë bisedave kanë kritikuar ashpër Zhakun, duke i thënë drejtpërdrejt se ajo po tenton ta bëjë veten lidere në shtëpi, por se kjo nuk do të ndodhë.

Shkëndije Mujaj, nga ana tjetër, nuk ka ndezur motorët, së paku jo deri tas. Mbase pamja e jashtme po i merr asaj shumë kohë, ndërsa ende nuk është prekur te ajo tema e Vali Corleones, një njeri që së fundi bëri bujë, mes tjerash duke pohuar ta ketë pasur në shtrat bukuroshen.

Për më shumë shikojeni reality shoun në kanalin e veçantë të DigitAlb në paltformën Ipko. /Telegrafi/

Burimi: vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here