Spektakli televiziv i tipit “reality show”, “VIP Shpija”, do të rikthehet në ekrane me edicionin e rradhës.

Për dallim nga e kaluara, kur transmetohej në televizionet e Kosovës, këtë vit “Shpija” do të vijë nën kujdesin e platformës shqiptare “DigitAlb”. Falë blerjes se të drejtave, spektakli do të transmetohet ekskluzivisht nga Digitalb edhe në një kanal High Definition.

Ndërsa ka filluar promovimi televiziv, mediat shqiptare kanë zbuluar edhe detajet e para rreth asaj që do të mund të shohim në edicionin e tretë të “VIP Shpija”. Mësohet se moderatore do të jetë Jonida Vokshi, e cila është edhe imazh reklamues prej shumë vitesh i platformës “DigitAlb”.
Vajza simpatike, përveç televizionit është e angazhuar edhe në projekte të ndryshme artistike,si aktore e regjisore.

Jozyrtarisht bëhet e ditur se ky edicion do të përcjellë frymën e festimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, me pjesëmarrjen e personaliteve të njohura nga të gjitha trevat shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here