VIP-at ngrenë temperaturat edhe për këtë vit. “Bluetooth” ka “udhëtuar” në vendet e ndryshme në të cilat janë akomoduar VIP-at e njohur, duke nisur nga brigjet e Shqipërisë e duke kaluar edhe kufijtë, deri në Turqi

Këtë verë sezonin e VIP-bikini e kanë hapur jo vetëm modelet si Rike Roçi, duke nxjerrë në pah format e duke provokuar me linjat super seksi, por kanë qenë edhe këngëtaret si Fjolla Morina, Enca Haxhia, Sheila Haxhiraj etj.

Enca Haxhia

Ne po hapim siparin e VIP-ave në plazh me mbretëreshën e “Instagramit”, Enca Haxhia. Këtë verë ajo ka preferuar të udhëtojë jashtë vendit, si edhe verën e kaluar, dhe nuk ka harruar të na mbajë të përditësuar me momentet e saj që kalon gjatë ditës. Ajo tani është duke shijuar ditët e nxehta të verës në një resort në Turqi ku dhe nuk ka reshtur së publikuari foto e snape nga vende të ndryshme të resortit. Por nuk është mjaftuar me kaq, duke qenë se është mbretëreshë, titullin duhet ta mbajë fort dhe të mos harrojë të kënaqë dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Dhe kjo duket qartë në fotot e saj me bikini ku nuk i ka lënë vend imagjinatës. E tillë është Enca, provokuese dhe super seksi në fotot e saj. Një “ves” që i rrit më tepër temperaturat për verën e 2017-ës.

Po e vazhdojmë kolazhin tonë të VIP-ave me këngëtaren kosovare Fjolla Morina. Bukuroshja brune është një tjetër artiste, e cila ka zgjedhur, gjithashtu, Turqinë për të shijuar rrezet e diellit të qershorit. Edhe Fjolla është shumë aktive në rrjetet sociale dhe nuk harron të “kënaqë” fansat e saj me foto të shkëputura nga pushimet e saj në një nga resortet e Turqisë. Por s’mjaftohet me kaq, Fjolla super seksi nuk harron të nxjerr edhe linjat e saj provokuese e veshur me bikini duke i çmendur fansat me trupin e saj perfekt.

Sheila Haxhiraj

E s’kishte se si të mungonte këngëtarja bukuroshe Sheila Haxhiraj. Njihet tashmë për pasionin e saj për modelingun edhe pse në një intervistë të mëparshme për “Gazetën Shqiptare” ajo ka thënë që e ka thjesht një hobi. Sheila këtë radhë nuk ka harruar të hap sezonin e saj të verës me një set fotosh, të cilin nuk ka harruar ta postojë në rrjetet sociale. Tepër provokuese shfaqet bukuroshja brune, e cila me pozat e saj me bikini tregon linjat e saj seksi dhe tepër në formë. Mesa duket këngëtarja ka zgjedhur të shijojë brigjet e Shqipërisë si fillim i kësaj vere, e cila ka për të qenë tepër e nxehtë.

Rike Roçi

Dhe po e mbyllim faqen tonë të VIP-ave me bikini me bukuroshen seksi, ish-banoren e Big Brother, Rike Roçi. Bukuroshja bionde ka zgjedhur për destinacion këtë fillim vere një nga plazhet jashtë vendit, e më saktë në Itali. Modelja bionde nuk harron të nxjerrë haptazi format e saj perfekte duke u bërë edhe më ndjellëse për ndjekësit e saj. Edhe këtë verë, Rikja duket se është në superformë dhe këtë e shfaqin mirë fotot provokuese me bikini në një nga plazhet e Italisë./Gsh/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here