Nuk eshte miting, por nje parti ne tarrace ku edhe VIP-at shqiptarë nuk kane munguar.

Ne vijim vijne disa personazhe te njohur publike qe kanë shijuar muzikën e magjitshme të DJ të mirënjohur Claude Monnet që ndodhej në Shqipëri në Qershor ku performoi muzikën e tij në një nga pub-et më të njohura të Tiranës.

Landi i grupit West Side Family, kengëtarja Mariza Ikonomi, ish-miss Irsa Demneri janë fotografuar në ambientet e klubit të natës në shoqëritë e tyre duke festuar natën plot tingujt në Tarracen e Folie.

Bien në sy pjesmarrja e Marizës e cila ka bojkotuar klubet ku këndohet live dhe preferon të dëgjojë DJ e njohur, sesa kolegët e saj. Në sy bie dhe Landi që shfrytëzoi cdo minutë për të kërcyer ritmet nën shoqërinë e mikeshave simpatike.

Kurse ish-Missi shqiptar Irsa që cdo fundjavë frekuenton klubet e natës, natën e 11 Qershorit, e veshur klas është fotografuar teksa hyn në ambientet klabit ku performoi Monnet./BalkanWeb/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here