Dikur kanë qenë miq. Shpesh kanë ndarë bashkë sekrete personale, por edhe thashetheme për të tjerët.

Kanë marrë pjesë në shumë festa e festivale. Jo pak herë kanë pasur edhe bashkëpunime interesante, të frytshme dhe shumë të pëlqyera nga fansat. Thonë që çdo dashuri e ka një fund dhe kësaj nuk i kanë shpëtuar as këta miq të dikurshëm, por sot armiq të betuar.

Arsyet kanë qenë të shumëllojshme. Pjesa më e madhe e armiqësive kanë ardhur për shkak të konkurrencës jo vetëm në muzikë por edhe në sfera të tjera më delikate, siç janë rastet kur mes dy shoqeve futet një mashkull në mes. Të dyja e duan, por asnjëra nuk mund ta ketë. Këtu fillon lufta dhe mjafton një gjë e tillë që dy femra mos t’i flasin më kurrë me gojë njëra-tjetrës apo të urrehen në heshtje. Shumë konflikte kanë qenë thjesht me fjalë, ironi e ndonjë koment negativ, por ka pasur edhe raste kur dhuna fizike nuk ka munguar dhe këtu nuk kanë munguar as femrat, të cilat i kanë treguar grushtet njëra-tjetrës. Janë histori që gjithmonë tërheqin vëmendjen maksimale, edhe pse duhet thënë që shpesh në këto histori ka pasur edhe fansa të përfshirë, që kanë pasur një fund tragjik. Më poshtë do të kemi disa nga konfliktet më të ashpra dhe sherret më të bujshme të këngëtarëve tanë. Armiqësi që duket se do të vazhdojnë përjetë.

Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta

Padyshim janë dy nga artistet më të komentuara në shtypin rozë, pas konfliktit që degjeneroi me dhunë fizike. Krisja mes Rozana Radit dhe Rezarta Shkurtës(që më herët janë njohur si dy mikesha të mira në rrethin e artistëve), nisi në shoun “Vip Shpija” në Kosovë. Në dukje ishte një zënkë banale dhe vetë ato të dyja u përpoqën ta kalojnë me sportivitet, duke uruar njëra-tjetrën për suksesin e radhës në festivalin “Kënga Magjike”. Po historia nuk do të mbaronte këtu. Pak kohë më vonë do të dëgjonim se dy vajzat ishin zënë keq me njëra-tjetrën e madje konflikti kishte shkuar deri te dhuna fizike. Të dyja artistet pretenduan pafajësinë dhe pas një procesi të gjatë gjykata vendosi që ta shpallte Rezarta Shkurtën jo fajtore ndaj akuzave të Radit, e cila nga ana tjetër ka thënë se do ta çojë çështjen në Gjykatën e Apelit. Nuk e dimë nëse Rozi e ka bërë apo jo këtë veprim të ri ligjor për të marrë pafajësinë e pretenduar, por e sigurt është që këto dy ish-mike dhe këngëtare të njohura nuk do të jenë më kurrë mike si më parë.

Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupi

Ka qenë ndoshta nga historitë e para të sherreve. Që ka ndodhur gati një dekadë më parë. Rrahja mes dy këngëtareve të njohura të skenës kosovare, Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupit ende sot e kësaj dite mbetet e pasqaruar tërësisht për publikun dhe vetëm pak muaj më parë këngëtaret e i janë rikthyer asaj mediatikisht. Në një intervistë që i është bërë një nga këngëtareve më të famshme në të dy anët e kufirit, Adelina Ismajlit, ajo ka thënë se “ka qenë rrahje, jam shpallur e pafajshme. S’ka qenë ndonjë tragjedi ndërkombëtare” Ndërsa pyetjes nëse janë pajtuar, i është përgjigjur: “Nuk e shoh të arsyeshme. Jo pas asaj që më ka bërë pas rrahjes. Aq bukur e ka shfrytëzuar për karrierën e vet dhe për krijimin e lidhjeve me mediume të ndryshme. Për mua ka qenë ndryshe, se unë jam rugoviste, jam ende”, ka thënë Adelina. Pas deklaratave të Adelinës, nuk ka munguar reagimi i këngëtares tjetër të njohur Leonora Jakupi, e cila është shprehur se kërkon ballafaqim publik. “Asgjë nga ato që ka thënë nuk është e vërtetë. Nuk mund të dalë në një studio ashtu kot dhe të thotë gjëra të paqena. Pse doli të flasë për këtë çështje pas 10 vitesh?! E ftoj në një debat publik, sepse, në ndryshim nga ajo, unë i kam gjërat e faktuara”, ka thënë Leonora Jakupi për “Prive”. Historia e rrahjes ka ndodhur 10 vjet më parë në backstage-t e një koncerti, ku bëheshin parapërgatitjet për regjistrimet e një spektakli për Vitin e Ri. Ende nuk dihen arsyet se përse ato janë zënë atë kohë, veç thashethemeve se rrahja e tyre më shumë ka qenë për çështje politike sesa për çështje xhelozie.

Noizy dhe Stresi

Këta dy repera duket se nuk do t’i hapin kurrë rrugë njëri-tjetrit. Janë bërë armiq të betuar dhe në këtë konflikt të ashpër janë përfshirë edhe fansat e tyre, ku njëri prej tyre, Denis Dollapaj, tani ndodhet në gjendje kome pas sulmit me 15 thika të marra gjatë përplasjes fizike me fansat e grupit OTR. Rivaliteti i Noizyt dhe Stresit tani duket se është më tepër mes fansave sesa mes vetë këngëtarëve. Një urrejtje që u ngjan lagjeve “geto” ku bëhet rrep në Amerikë, e që në këtë rast ka shkaktuar edhe viktima. Të dy këngëtarët nuk harrojnë në asnjë rast ta shprehin hapur se nuk e durojnë dot njëri-tjetrin. Armiqësia mes të dyve ka pasur si shkak konkurrencën, por edhe pak stilin e kopjuar të rrahjeve të bujshme mes rrepistëve të huaj. Rrepi konsiderohet si muzikë që vjen nga rruga dhe siç duket këta dy djem po e përfaqësojnë atë në mënyrën më të mirë, edhe nëse çmimi është kjo armiqësi e skajshme.

Ledri Vula dhe Noizy

Noizy sërish është bërë pjesë e një tjetër sherri të bujshëm pak kohë më parë me djemtë e “Babastars”, e veçanërisht me Ledri Vulën. Të dy aktorët në këtë sulm, i cili ndodhi në Zvicër, pretenduan se kishin dëmtuar njëri-tjetrin, por as nëpërmjet fotove të publikuara nga të dyja palët nuk u vërtetuan shenjat e rrahjeve. Konflikti u përshkallëzua më tepër kur mes dy anëtarëve të grupeve përkatës OTR dhe Babastars, Noizyt dhe Ledri Vulës, filluan sulmet personale. Një diss që rreperi shqiptar i kushtoi Ledri Vulës duket se pati jo pak pasoja te ky i fundit. “Nusen tënde ta ka ** krejt estrada, a po të dhemb tash o Ledri Gaga”, ishte vetëm një prej vargjeve të repturës së Noizyt në këngën ‘Na Jena OTR’. Pas këtij sherri erdhi edhe vendimi i Ledrit për të lënë muzikën dhe Babastars, e thuajse në të njëjtën kohë edhe ndarja nga Dafina Zeqiri me të cilën thuhej se Ledri ka qenë për një kohë të gjatë i lidhur, edhe pse të dy nuk folën kurrë për këtë raport. Vijueshmëria e ngjarjeve bën të besosh se për Ledri Vulën sherri me Noizyn dhe sulmet kaq të drejtpërdrejta patën jo pak impakt në vendimet për karrierën dhe jetën e tij.

Sabina Dana dhe Eni Koçi

Eni Koçi edhe pse e vogël në moshë ia ka dalë që të krijojë një identitet muzikor. Po mesa duket për të pasur armiq mosha nuk ka asnjë rëndësi dhe armiqësitë mes femrave shpesh kanë në thelb të tyre xhelozinë apo thjesht inatin. Kështu ka ndodhur kur gjatë një emisioni televiziv Sabina Dana, një këngëtare e re, është shprehur kundër Enit. Në mes të emisionit “100% Shqip” Sabina lëshoi një lumë kritikash ndaj këngëtares Koçi për operacionet plastike të kësaj të fundit. “Nuk dua të merrem më me të, por më vjen keq që në moshë kaq të vogël ajo ka kryer kaq shumë ndërhyrje kirurgjikale”. Sipas Sabinës, ky sulm ka ardhur pas komenteve negative që i janë bërë asaj në radion e motrave Koçi. Gjithsesi, po të kemi parasysh famën që ka Eni, nuk mund të mos mendohet se pas gjithë kësaj zhurme që Sabina ka bërë, në fund të fundit është fshehur një strategji për të rënë në sy.

Big Basta dhe Samanta

Big Basta dhe Samanta Karavella sot nuk flasin më me njëri-tjetrin dhe madje as nuk duan të japin komente për atë se çfarë ka ndodhur mes tyre. Samanta kohë më parë ka qenë pjesë e studios së “Big Bastës” dhe bashkëpunimi mes tyre dukej se ishte në rrugë të mbarë derisa nisën problemet. Pas këngës “Start”, një bashkëpunim mes Bigut dhe Lyrical Son, Samanta u paraqit në Top-Fest me një këngë tjetër të Bigut, me të cilën pati mjaft probleme. Sipas rreperit dhe zërave të brendshëm të festivalit një vit më parë, Samanta refuzoi t’i paguante lekët e këngës Big Bastës. Qysh prej asaj kohe dy artistët nuk flasin më me njëri-tjetrin dhe as që bëhet fjalë për bashkëpunim të ri mes tyre. Samanta kohët e fundit ka punuar në studion e Flor Mumajesit, por edhe me kompozitorin tjetër Elgit Doda.

Altuna Sejdiu dhe Adelina Tahiri

Dy këngëtaret nga Shkupi duket se nuk shkojnë fare mirë me njëra-tjetrën edhe pse asnjëherë nuk kanë folur publikisht për këtë. Sipas zërave që kanë qarkulluar, Adelina dhe Tuna janë bërë armike pasi të dyja janë përfolur për një flirt me Blerim Destanin. Blerimi duket se ka qenë molla e sherrit që dy këngëtaret të mos flasin me njëra-tjetrën dhe të shmangin përherë ambientet e përbashkëta edhe pse në fund të kësaj historie Blerimi nuk rezultoi në një marrëdhënie me asnjërën prej dy këngëtareve bukuroshe. Në kohën që kanë qarkulluar këto thashetheme, Adelina ka pohuar se në jetën e saj e ka takuar vetëm një herë Blerim Destanin. Ndërkohë Adelina një armiqësi të heshtur të kësaj natyre e ka pasur me Genta Ismajlin për futbollistin Lorik Cana.

Genta Ismajli dhe Dafina Zeqiri

Ato janë të dyja këngëtare shumë të njohura dhe të kërkuara kudo në Shqipëri, Kosovë dhe në Diasporë. Megjithatë, duket se asnjëra prej të dyjave nuk gëzohet për suksesin e tjetrës. Kohët e fundit pas një konflikti që Genta Ismajli pati me menaxherin e saj personal, ky i fundit nuk ka hezituar të bëjë disa deklarata të forta kundër këngëtares, ku ndër të tjera ka theksuar se “Gentën e tmerron suksesi i Dafina Zeqirit dhe e shan shumë atë”. Dafina dhe Genta kanë qenë rivale të flakta gjatë viteve të fundit, me një ndarje 50 me 50 të fansave. Pavarësisht kësaj, vlen për t’u theksuar se sivjet ka qenë viti i Dafinës pas këngëve të suksesshme që ka publikuar, ndërsa Genta ende nuk ka sjellë diçka që të përbëjë interes të veçantë, veç këngës “Ole, Ole”

Dr.Flori me Flor Mumajesin

Flor Mumajesi tashmë njihet si një nga kompozitorët më të suksesshëm shqiptarë, por duket se kjo i ka kushtuar atij jo pak armiq në rrethin e kolegëve. Madje vetë ai në një intervistë të fundit ka preferuar të flasë me emra ku një ndër ta është edhe Dr.Flori. Arsyeja e armiqësisë së tyre, e cila është nuhatur disi nga fansat apo edhe këngëtarët e tjerë, ka në qendër konkurrencën. Sipas Florit, Dr.Flori e përdor muzikën e tij si frymëzim dhe madje përpiqet që t’i ngjaj

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here