Vitin që po e lëmë pas, përveç martesave, në mesin e yjeve trend ishte edhe të bërit prind.

Ndër të parat që lindën këtë vit ishte Edona Llalloshi. Këngëtarja kosovare, e cila është e martuar me biznesmenin nga Peja, Gazi Haxhifejzullahin, këtë vit është bërë nënë për herë të parë, pasi solli në jetë vajzën Doan.

Për të parën herë prind u bë edhe këngëtarja nga Shqipëria,Inis Gjoni. Ajo solli në jetë një vajzë që e pagëzoi me emrin Coco Antonel. Megjithatë, viti që po lëmë prapa nuk ishte edhe aq i këndshëm për Inisin, pasi dy muaj para se të lindte, iu vra burri në Tiranë.

Edhe Aurela Gaçe u bë nënë për të parën herë, pasi në nëntor të vitit 2011 solli në jetë vajzën e saj të cilën e pagëzoi me emrin Grace. Fatin e njëjtë e pati edhe Vikena Kamenica, e cila lindi vajzën Krista.

Pas gjithë këtyre vajzave, këngëtarja nga Shqipëria, Jonida Maliqi, javën e kaluar solli në jetë një djalë. Ajo së bashku me burrin e saj e pagëzuan vogëlushin me emrin Dan.

Gjatë vitit 2011 lindën edhe të tjera yje të skenës shqiptare si këngëtarja Elsa Lila, dhe moderatoret Alketa Vejsiu dhe Xhemi Shehu.

Lindjet e yjeve të estradës nuk do të përfundojnë këtë vit. Në muajt e parë të vitit 2012 pritet të lindë edhe një këngëtare, Soni, fëmija i parë i të cilës do të jetë vajzë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here