Ka kaluar pothuajse një javë nga tronditja e tёrmetit dhe tsunamit nё Japoni dhe përpjekjet për të mbledhur para për ndihmë tashmë kanё nisur nga disa të famshëm si Lady GaGa. Kohёt e fundit, Simon Cowell u shpreh se do tё ndiqte hapat e saj duke planifikuar regjistrimin e një organizate bamirësie nga tё gjithë yjet për të ndihmuar vendin, por kjo rezultoi njё shaka.

 
Thashethemet filluan mbas deklaratёs nё faqen e Simon Twitter, “Për kёtё qё ka ndodhur nё Japoni unё do tё angazhohem qё disa kёngёtarё t’i dedikojnё nga njё kёngё.” Dhe pёr kёtё ai ka shёnjestruar Katy Perry, Justin Bieber, Jessie J, Britney Spears, dhe disa nga tё “The X Factor” (UK) si Cher Lloyd, JLS, Oli MURS.

Ky projekt i rremё ka qёnё nё majat e kritikave ditëve tё fundit. Nuk kanё ngelur pa u pёrfshirё edhe shumё tё tjerё. “Ku ёshtё Julia Roberts, George Clooney, Jamie Foxx, Angelina Jolie dhe Brad Pitt?” ёshtё shprehur Chicago Sun-Times.

Kritikuesit kanё theksuar pikёrisht kёta kёngёtarё dhe aktorё, pasi janё kёta disa prej atyre qё kanё fituar me miliona dollarё nga regjistrimet e video-klipeve ose filmave tё tyre nё Japoni.

Lady GaGa kohёve tё fundit ka grumbulluar 250 mijё dollarё nga shitja e veshjeve tё dizenjuara nga vetё ajo nёn logon “We pray for Japan” (ne lutemi pёr Japoninё). Po kёshtu kёngёtari i Linkin Park, Mike Shinoda ka dizenjuar disa bluza T-shirt pёr fond bamirёsie; ndёrsa kёngёtari i Blink-182 ёshtё duke shitur pёr kёtё qёllim kujtime tё pablikuara tё grupit.

“E megjithatё, pёrpjekjet e deritanishme nuk krahasohen me ato tё sulmit terrorist mё 11 Shtator, tsunamit nё Tailandё dhe Azisё Jugore nё 2004, apo me atё tё tёrmetit nё Haiti.” – konkludoi Chicago Sun-Times.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here