Të sfidosh mentalitetet. Të jesh ndryshe. Në modë dhe i kuruar. Ky është mashkulli i ri, modern, i cili në kohët e sotme nuk e ka për turp të kujdeset për veten njëlloj si femrat.

Ky term ka hyrë në Europë dhe më vonë kudo në botë që nga vitet 1994, ndërkohë që në Shqipëri është një term i ri dhe ende i panjohur, madje edhe lehtësisht i keqkuptueshëm.

Termi metroseksual, është në fakt një miksim i mashkullit heteroseksual dhe mashkullit metropolitan(i cili jeton në metropol, qendra urbane dhe në kulturën kapitaliste). Ky mashkull i ri, nëse do të mund të quhet i tillë, me anë të jetës që bën përforcon idenë e të qenit një burrë i dëshirueshëm, shumë i kujdesshëm dhe tmerrësisht tërheqës për femrat. Duhet të theksojmë se metroseksualët nuk duhet të ngatërrohen absolutisht me homoseksualët, pasi vetë termi e shpjegon mjaft qartë, metroseksual = heteroseksualë + metropol. Pra, mashkulli heteroseksual, që jeton në një kulturë kapitaliste do të ishte shpjegimi më i duhur për këtë term të ri për shumë lexues, të cilët ndoshta nuk e kanë hasur më parë si term.

Si duket një mashkull metroseksual?

Si është pamja e një mashkulli të tillë? Është pyetja që ndoshta të gjithë bëjmë. Nuk ka asgjë të çuditshme! Madje në ekranet tona, gjithnjë e më shumë po shohim meshkuj të kuruar dhe jo vetëm sepse janë në ekran, por sepse u pëlqen të kujdesen për veten. Flokë që shkëlqejnë, mjekër e padukshme ose fare pak, një fizik i formuar, i depiluar ose jo, i kaluar në dorën e estetistëve… Veshja e tij është: pantallona serioze, klasike ose një palë xhinse të errëta, të pastra dhe pa rrudha, që mund të kombinohen bukur me një këmishë klasike apo pulovër me formë V.

Metroseksualë të njohur të artit dhe ekranit

Më poshtë do të radhisim disa prej atyre që mund t’i konsiderojmë metroseksualë, apo që përpiqen të jenë të tillë në kulturën tonë shqiptare. Duhet të pranojmë se dalëngadalë edhe ferma shqiptare ka filluar ta dojë mashkullin që të kujdeset sa më shumë për veten, kuptohet pa e ekzagjeruar. Dhe shembujt që do të sjellim më poshtë janë të tillë, metroseksualë pa e tepruar dhe të hijshëm, shumë prej tyre të konsideruar si seks-simbol.

Ardian Gaxha: Kujdesi që këngëtari Adrian Gaxha tregon për veten është i dukshëm. Vetulla të hequra, pak qime në fytyrë, i kuruar estetikisht, kujdes për një lëkurë të lëmuar dhe sigurisht një vëmendje e veçantë dihet që Adriani i kushton veshjes së tij. Të gjitha këto e bëjnë një mashkull metroseksual.

Pirro Çako: Kujdesi i këngëtarit të njohur dhe të suksesshëm reflektohet çdo ditë në pamjen e tij rinore dhe “fresh”. Veshja, pamja e jashtme e përfshin pa dyshim edhe Pirro Çakon në një mashkull metroseksual.

Arjon Muça: Djali, i cili u bë i famshëm nga formati “Big-Brother”, duket se ka një kujdes të veçantë për veten. Këtë e tregon mënyra e veshjes dhe një fytyrë e kuruar me kujdes të lartë. Aktualisht Arjoni prezanton “E diela Shqiptare”, krah Gjebresë dhe Andresës.

Shpat Kasapi: Ai ka mijëra fanse femra dhe kjo falë pamjes së tij të jashtme, të cilat e duan më shumë si një mashkull simpatik sesa si këngëtar, shpesh. I cilësuar si një seks-simbol, Shpat Kasapi hyn në listën e meshkujve shumë të kuruar në tërësi.

Klicken für Bild in voller Größe

Ledion Liço: Është padyshim një nga meshkujt më të kuruar të ekraneve tona. Madje, mund të themi se ka qenë një nga të parët në evolucionin e modës dhe të kujdesit, që një mashkull modern tregon për veten e tij. Ledion Liço është padyshim një nga metroseksualët e parë shqiptarë. Ai njihet për eksperimentimet e shumta që ka bërë qoftë me stilin e flokëve, vath në vesh, stil në veshje, pra kujdes i mirëfilltë për një dukje sa më të mirë dhe të kuruar në çdo detaj.

Ilir Shaqiri: Edhe balerini i njohur shqiptar në Itali, hyn në këtë listë të gjatë të meshkujve që kujdesen për veten e tyre në detaje. Në çdo paraqitje të tij, kjo edhe për shkak të profesionit, Ilir Shaqiri është përherë i kuruar dhe i veshur me stil. Balerini, i cili për dy vite rresht ka qenë në jurinë e “Dancing with the stars”, është i martuar me një italiane me të cilën nga edhe një vajzë. Nuk e dimë ende nëse edhe sivjet Iliri do të jetë pjesë e spektaklit që pritet të nis në “Vizion +” së shpejti. Kujdesi për veten me detaje, tek Iliri sigurisht që është ndikuar edhe nga kultura italiane, prej së cilës ai sigurisht ka marrë shumë jo vetëm profesionalisht.

Oni Pustina: Një nga modelët tanë më të njohur, Oni Pustina, një seks-simbol i vërtetë për një kohë të gjatë, i bashkëngjitet Vipave të tjerë metroseksualë. I kuruar në detaje, nga fytyra, veshja, trupi e çdo gjë tjetër, edhe Oni duket se i është përshtatur ndër të parët kësaj kulture të mashkullit modern, i cili di se çfarë duhet të bëjë për të qenë përherë me një pamje rinore dhe kujdes që nuk kalon pa u vënë re. Mund të themi që Oni përherë ka ditur si t’i bëjë për vete femrat.

Valer Kolnikaj: Modeli shqiptar Valer Kolnikaj duket se kujdeset për trupin dhe fytyrën e tij më shumë se një femër ndoshta. Në çdo foto të tij modelin e shohim super të kuruar, të depiluar, gjë që na bën ta përfshijmë në listën e metroseksualëve VIP.

Frederik Ndoci: Një këngëtar me zë brilant, Frederik Ndoci nuk ngelet pas meshkujve të cilët kujdesen për veten në çdo detaj. Flokë të lyer, vetulla të rregulluara e të hequra, veshje të kombinuara kujdesshëm jo vetëm në skenë por edhe në jetën e përditshme, vath në vesh, e bëjnë atë një nga meshkujt më trend të moshës së tij. Frederiku, i cili për një kohë të gjatë ka jetuar jashtë, vazhdon të kujdeset po njëlloj për pamjen e tij të jashtme. Kujdesi te meshkujt, njëlloj si te femrat, fsheh moshën dhe e bën një mashkull të duket më bukur, sigurisht.

Armend Rexhepagiç: Këngëtari i njohur kosovar padyshim që është padyshim një nga meshkujt më të kuruar në ekran. Jo vetëm kujdesi ndaj fytyrës, por edhe çdo gjë tjetër në pamjen e tij bën që Armendi të jetë në listën e VIP-ave metroseksualë, një term i ri ky që po përhapet me shpejtësi në të gjitha kryeqytetet e botës së zhvilluar.

Jonida Hitoveizi MAPO

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here