Klikimet e rreme te artisteve eshte nje trend qe perdoret nga kengetare te ndryshem, per te rritur artificialisht numrin e klikimeve te kengeve te tyre ne You-Tube. Megjithate, sipas kengetareve, kjo menyre stimulimi e fames eshte mjaft e dallueshme dhe kuptueshme.

Kengetare te shumte kane thene se ata nuk i blejne klikimet neper internet, ashtu sikurse kishte thene Ardit Gjebrea ne nje te diel shqiptare, qe sipas tij, kengetaret e rinj blejne klikime ne internet. Pas Genta Ismajlit, ka reaguar edhe Kladi Haruni, i cili ka thene se ai nuk blen klikime ne internet.

Por çfare mendimi kane vete artistet ne lidhje me kete problematike?Nje nga kenget e cila padyshim ka qene nder me te pelqyerat e me te klikuarat eshte “Mamica” e kengetarit Klajd Haruni.

Ne nje prononcim, ai shprehet i habitur dhe i pergjigjet me mjaft sarkazem pyetjes nese keto klikime jane te verteta ose jo: “Çfare thua?! Keto jane klikime te verteta dhe reale, ashtu si çdo kenge e “Threedots Production”, duke permendur kengen Flori Mumajesi “Me zemer”, Elvana Gjata “Afer dhe larg” etj. Kam degjuar qe blihen klikime, por nuk me pelqen si ide. Me to mund te genjesh vetem veten, pasi te ardhura financiare nuk fiton, ne koncerte nuk te marrin per klikimet ne YouTube, pra mendoj se eshte nje ego e tepruar e vetvetes”, ka thene Haruni.

Nderkohe, nje tjeter kenge, e cila eshte mjaft e degjuar momentalisht eshte “DA DA DA” e kengetares Xhensila Myrtezaj. Ajo gjithashtu eshte shprehur e indinjuar per çeshtjen e klikimeve te rreme dhe ka thene:
“Klikimet ne YouTube eshte menyra me e mire per te testuar se sa vlen nje kengetar, por ka edhe nga ata pseudokengetare qe blejne te tilla klikime per te qene ne qender te vemendjes.

Une jam shume e disponueshme qe te hapet çdo video e imja dhe nese gjendet nje klikim i tille, atehere jam e gatshme te heq dore nga muzika”, ka thene Myrtezaj.

Ndersa kengetarja kosovare, Vesa Luma ka reaguar permes faqes se saj ne Twitter.“Turp per te gjithe ata qe abuzojne me videot muzikore… Muzika dhe dashuria jane dy gjera qe nuk shkojne me zor… ‘fake milion clicks’ (miliona klikime false)”,kishte shkruar ajo disa dite me pare.

Nuk ka munguar as reagimi i kengetareve te mesuar me muziken live, siç eshte edhe Renis Gjoka.
Ai eshte shprehur mjaft shkurt dhe qarte lidhur me qendrimin e tij ndaj ketij fenomeni, duke pohuar se suksesi nuk blihet me para dhe se eshte kunder klikimeve fallco.

Sipas kengetares Kejsi Tola, pseudo-kengetaret, te cilet realizojne klikime te tilla jane mjaft te dallueshem dhe kuptohen lehtesisht.

“Fatmiresisht nuk me ka ndodhur ndonjehere nje keqkuptim i tille, pasi perveç klikimeve te cilat shtohen, kam degjuar edhe per raste kur kengetare te caktuar kane ulur numrin e klikimeve te te tjereve, ky eshte me te vertete problem. Gjithashtu mendoj se pseudokengetare te tille jane te dallueshem”, tha ajo duke ngritur nje tjeter problematike.

Edhe artistja Samanta Karavella ka theksuar se ky eshte nje veprim mjaft i gabuar nga ana e kengetareve.
Sipas saj, pjesa me e madhe e kengetareve i shtojne klikimet dhe madje edhe asaj i kane propozuar diçka te tille.

“Kam refuzuar te jem pjese e kesaj loje, pasi dua te kuptoj sa me vlereson publiku”, tha Karavella. Shume prej artisteve dhe kengetareve shqiptare shprehen kunder klikimeve te rreme, por ajo çka duam te dime, eshte se kush e realizon blerjen e ketyre klikimeve?!
Nderkaq, per kete gje, nje jave me pare me nje komunikate per shtyp ka reaguar edhe kengetarja Genta Ismajli, e cila ka thene se ajo nuk ben falsifikime ne Facebook.

“I ftojme portalet e ‘shumta” me ‘gazetare’ pa pervoje, te cilet shkruajne pa hulumtuar fare para se te bejne nje artikull, te kontaktojne dhe te kerkojne raporte, te cilat pa dyshim do t’i marrim si per ecurine e faqes se fansave ne Facebook, ashtu edhe per shikimet ne YouTube”, thuhej ne kete komunikate te Gentes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here