Ka më se dy vjet që këngëtarja e njohur Violetë Kukaj nuk është parë me ndonjë projekt të ri muzikor. Arsyet e mungesës së saj në skenë, kanë qenë obligimet familjare që kanë të bëjnë me jetën private të saj të cilat Violeta është dashur të merret vetëm me to.

Ndonëse ajo nuk i është shmangur punës në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Shota” ku vazhdon të punoje tani e disa vjet.

Ajo ka vendosur që në fund të këtij viti të rikthehet në skenë me realizimin e disa projekteve të reja muzikore. “Natyrisht që përveç adhuruesve edhe unë e kam ndier mungesën time në skenë.

Kam qenë e angazhuar me disa punë të mia jashtë këngës të cilat më kanë marrë shumë kohë dhe kështu që kam pauzuar rreth dy vjet nga kënga. Tani kam vendosur t’i rikthehem skenës me lansimin e disa projekteve të reja, të cilat shpresoj që t’i lansoj në fund të këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm”, ka thënë ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here