Viola Spiro vjen me një format dhe partner të riModeratorja sportive Viola Spiro do të rikthehet sërisht në ekran.

Ajo do të jetë në një bashkëprezantim me gazetarin e sportit Gerti Çarçani. Emisioni sportiv Euroskaner, i cili u transmetua gjatë muajit të Euro 2016 në ekranin e Ora News rezultoi një sukses tjetër për moderatoren sportive Viola Spiro, e cila këtë fundjavë do të rikthehet në po të njëjtin ekran me programin Ora Skaner, por me një partner të ri.

Lajmi është bërë publik nga neësport.al, sipas të cilit mësohet se Gerti Çarçani, moderatori që vitin e kaluar drejtoi Euroskaner me Violën, e ka mbyllur dje zyrtarisht me emisionin Ora Skaner.

Megjithatë, formati televiziv do të vazhdojë me dy ndryshime në prezantim.

Viola Spiro dhe Glend Tafaj kanë nisur provat dhe pritet që të shfaqen në ekran këtë fundjavë, më 12 shkurt. Moderatorja e njohur i ka muguar ekranit që nga muaji korrik, ndërkohë që Tafaj është gazetar sportiv prej disa vitesh në këtë televizion.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Viola, e cila ka postuar nga Isntagrami i saj lajmin se rikthehet më 12 shkurt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here