ViolaIsh-velina e “Fiks Fare” Viola Spiro, duket se do t’i rikthehet ekranit pas disa kohësh shkëputjeje, që mund t’i konsiderojë disa muaj mjalti pranë të dashurit.

Viola Spiron do e shohim tani e tutje në emisionin “Ora Skaner” në “Tv Ora News”, së bashku me Gledis Tafaj.

Ky ndyshim ka ardhur pas largimit të moderatorit, Gerti Çarçani, vendin e të cilit do e zërë pikërisht ish-velina. Çarçani e mbylli zyrtarisht emisionin, por ky format do të vazhdojë edhe në mungesë të tij, që pritet të ketë risi.

Le të shohim se cilat do të jenë të rejat që do të sjellë Viola në këtë rikthim të saj në ekran. Ajo shquhet për stilin e veçantë të veshjes, ndërkohë që këto muaj larg ekranit i ka shfrytëzuar për të shijuar në maksimum jetën si e dashuruar pranë partnerit të saj

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here