Viola Spiro: Ja pse u largova nga TOP Channel…Viola Spiro sapo u largua nga programi “Fans Zone” u bë pjesë e një projekti tjetër.Moderatorja e njohur sonte do të nisë konkurimin në spektaklin “Dance with me”, ku partner ka Drini Zeqon.

Bukuroshja shqiptare ka rrëfyer arsyet e largimit të saj duke paralajmëruar së shpejti një tjetër format.

“Ika me kërkesën time. Më mirë të them, lashë një emision për të marrë më vonë një tjetër.

Fakt është që unë jam larguar vetë nga emisioni dhe gjithmonë kam një derë të hapur në ‘Digitalb’, por u transferova në ‘Tv Klan’ për një eksperiencë të re dhe planet e tjera që kam, si dhe për të përfunduar studimet e larta”,- tregon ajo.

“Dance with me” nuk është përvoja e parë e Violës me vallëzimin, pasi ajo u bë pjesë e medias shqiptare duke filluar si velinë e emisionit “Fiks Fare”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here