Viola Spiro dhe 'binjakja' e saj, ja sa ngjajnë U bënë tashmë më shumë se dy vjet që Viola dhe Petrula Spiro kanë lënë ‘Fiks Fare’ e megjithatë ato nuk i kanë munguar ekranit.

Më shumë e pranishme ka qenë Viola, e cila drejton programet sportive ne Digitalb. Ndërsa motra e saj ka zgjedhur të jetë më e tërhequr. Megjithatë ato i sheh gjithkund bashkë.


 

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin sportive Euro Skaner në Ora Newës, i drejtuar nga Viola, e ftuar ka qenë edhe motra e saj. Ngjashmëria e tyre është e madhe, por tani që Petula është bërë bjonde, është shumë e vështirë ti dallosh.

Në një foto të postuar nga Viola pak përpara emisionit, ato ngjajnë tamam si dy binjake. “Me binjaken”, shkruan prezantuesja simpatike. Edhe ndjekësit e saj në Instagram janë mahnitur nga ngjashmëria e motrave Spiro dhe me të drejtë kanë pyetur: ‘Kush është Viola’?

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here