Vilma Masha ka publikuar foto me vajzën e saj.

Vilma Masha 9 muaj më parë solli në jetë një vajzë, por vetëm sot vendosi ta prezantonte vogëlushen me gjithë botën. Në një intervistë për “Star People”, ajo ka treguar jetën e re si nënë dhe si ka ndryshuar gjithçka pas lindjes së Seas.

“Sea është lumturia ime më e madhe, është drita që më ka ndriçuar shpirtin.

Tani nuk ka më unë, por Sea, çdo gjë që ne bëjmë, mendojmë për të në radhë të parë; që nga vendimet më të rëndësishme për mirërritjen e saj e deri te shëtitjet që janë të pakonceptueshme pa Sean. Prioriteti ynë është Sea”, është shprehur moderatorja sportive.

Në çdo foto nënë e bijë janë kombinuar me njëra-tjetrën, duke veshur rroba të njëjta. Nga imazhet e shkëputura duket se vogëlushja nuk ka ngjashmëri shumë të madhe me Vilmën, sepse mundet që tiparet t’i ketë trashëguar nga babai i saj. Kujtojmë se Masha është martuar para 2 vitesh dhe ajo nuk e ka zbuluar deri më sot identitetin e partnerit, pasi preferon që ta mbajë sa më të fshehtë jetën e saj private.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here