vildania-kritike-ndaj-perfomancave-n-euml-ama_hdVildane Zeneli thotë se shumica e performancave në ngjarjen e fundit muzikore American Music Awards ishin të mërzitshme.

Bukuroshja shqiptare ka ndërtuar karrierë si modele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa së fundi e ka provuar veten edhe në këndim.

Dhe duke qenë se ka të bëjë me skenën e muzikës, ajo nuk ka ngurruar të kritikojë performancat e këtij viti në “American Music Awards” që u realizua të dielën.

“Urrej ta them këtë por sinqerisht shumica e performacave të ‘AMA’ ta shpifin!”, ka shkruar Zeneli në Twitter, duke mos specifikuar ndonjërën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here