Ka qenë ky statusi i modeles shqiptare, e cila gjithnjë e më shumë po përjeton një sukes të madh në Amerikë.

natyrë mjaft e cciltër dhe modeste, pavarësisht gjithë suksesit që po përjeton, Vildane nuk e ka problem të bëjë shaka e të thotë mendimin e saj hapur. Këtë ka bërë edhe në një nga statuset e saj në Facebook në të cilin ka shkruar: “Unë e dua prapanicën time të madhe… le të pirdhen kuckat me prapanicën e rrafshtë”.

Duke dhënë kështu në të njëjtën kohë edhe një mesazh mjaft pozitiv për të gjitha ato vajza që, duke ndjekur shembullin e modeleve të famshme, zgjedhin të rrinë pa ngrënë në mënyrë që të jenë sa më të dobëta, duke kaluar deri në anoreksi. Vildane është kundër një shembulli të tillë dhe këtë e tregon më së miri trupi i i saj me forma perfekte. Jo më kot ajo është zgjedhur edhe modelja kryesore e librit “Culo”, duke qenë edhe në kopertinën e këtij libri me të pasmet e saj.

Ndërkohë karriera e saj vazhdon të shkëlqejë. Ajo është e ftuar ngado dhe e shikon shpesh të shoqëruar me emra të mëdhenjë të shoëbizit botëror, sicc dallohet edhe në këto foto me këngëtarem Mary J. Blidge, Pitbull, apo modelen me famë botërore Alessandra Ambrozio.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here