I është kushtuar modës me gjithë qenien e saj. ‘Beats’ të Dr. Dre, pastaj Chrysler, Bud Light Platinum, Sports Ilustrated janë vetëm disa nga reklamat në të cilat mund ta shihni. Fizikun e një modeleje thotë se e ka dhuratë nga Zoti. Fotomodelja Vildane Zeneli rrëfen rrugën e suksesin për Gazetën Express.

Express: Së fundi ju kemi parë edhe në reklama të shumta, ndër to edhe ‘Beats’ të Dr. Dre, pastaj Chrysler. Keni bërë rrugë të gjatë deri këtu?

Vicky: Po, jam shumë e lumtur që kam bërë reklama që po depërtojnë jo vetëm në Amerikë, po në mbarë botën. Së fundi kam bërë reklama televizive për makinën Chrysler 300, Best Buy, Beats nga Dr Dre dhe një reklamë me shumë rëndësi për Bud Light Platinum, e cila u realizua gjatë finales së Super Bowl 2012 në Indianapolis, ku luajtën dy ekipet më të mira të futbollit amerikan NY Giants dhe New England Patriots.

Express: Mund të na thoni kush ka qenë i pari që ju shtyri në botën e modës?

Vicky: Kur erdha në NY në moshën 13 vjeçare, nuk dija asnjë gjë për botën e modës. Gjithmonë gjatë vikendeve shkoja në plazh me motrën dhe fqinjët e mi, pastaj një agjent nga agjencia Doverchelli më pa në plazh dhe më tha se duhej të takohesha me të dhe të bëhehesha modele…. kështu fillon historia .

Express: Keni kontratë me agjenci mode nga më të famshmet, si Ford Models, Doverchelli, Whilhemina e Abrams Artist. E keni imagjinuar ndonjëherë se do arrinit deri këtu?

Vicky: Kam filluar me Doverchelli, pastaj Whilhemina e mandej Abrams Artist. Tani e disa vite jam me Ford Modeling Agency the Major Modeling Agency në Europë. Po gjithmonë kam ëndërruar dhe kam pritur shumë nga vetvetja. Dhe, pasi u futa në botën e modës, kam punuar dhe jam përpjekur shumë të arrij deri këtu ku jam sot.

Express: Ndërkohë, ju kemi parë të shoqëroheni me shumë njerëz të famshëm. Bëni jetë të tillë edhe ju, si ata?

Vicky: Ka kaluar kohë e gjatë derisa kam mbërritur këtu ku jam. Por, tani jam shumë e lumtur që kam bërë një jetë për vete ashtu siç gjithmonë e kam ëndërruar…. Punoj shumë, po falë Zotit e kam jetën shumë të mirë…

Express: Sa ka qenë e vështirë të futeni në skenën botërore të modës, kur dihet që konkurrenca s’të fal pothuajse asnjë gabim?

Vicky: Unë s’e kam menduar ndonjëherë të bëhem modele kaq e suksesshme në Amerikë, por pasi që jam futur në botën e modës, me ndihmën e familjes, fotografëve, klientëve, dizajnerëve, agjensionit dhe menaxherit të mirë kam përballuar të gjitha momentet e vështira… gjithmonë jam fokusuar vetëm në vete dhe s’kam jetuar jetën e dikujt tjetër, s’jam marr me punët e të tjerëve dhe jetën e tjetër kujt. Besimi në vetvete më ka bërë të përballoj të gjitha kohët e vështira dhe konkurrencën e vështirë…

Express: Cilat kanë qenë sfidat me të cilat je ballafaquar?

Vicky: Udhëtimet dhe lëvizjet e shpeshta, pagjumësia, ndërrimi i kohës prej një vendi në vendin tjetër, adaptimi në vende të ndryshme dhe kultura të ndryshme me njerëz të ndryshëm, etj.

Express: Dihet se modeleve u duhen edhe praktika të ndryshme për të ndenjur në formë, çfarë bëni ju për të mbajtur formën?

Vicky: Unë nuk mbaj ndonjë dietë. Dhe të them të drejtën, nuk rri në gym, fizikun e kam dhuratë nga Zoti deri më tani…. ec shumë dhe kërcej shumë për të mbajtur trupin në të njëjtin nivel.

Express: Çka është moda për ju?

Vicky: Për mua moda është gjithçka; e jetoj, e marr frymë, e vesh, e shoh, e di……

Unë s’e ndiej veten vetëm si modele, e konsideroj veten si fashioniste, vdes për modë..

Express: Keni në dorë ndonjë projekt interesant, që pritet ta realizoni së shpejti?

Vicky: Javën e kaluar kam bërë një fushatë dhe reklamë për Million Dollar Beats. Janë me diamante dhe kushtojnë 1 milion dollarë, pra vetëm një palë janë prodhuar. Jam e vetmja që kam reklamuar këto kufje… Së shpejti do të dalë reklama dhe fushata…

Express: Cilat janë objektivat tua në këtë fushë?

Vicky: Të gjithë kanë mendime të ndryshme sa i përket botës së modës. Për mua ka qenë dhe është një disiplinë e madhe; kam mësuar shumë, kam parë shumë vende të ndryshe dhe të bukura, jam takuar me njerëz të ndryshëm, kam mësuar për kulturat dhe traditat e të tjerëve, veshjen e të tjerëve… Ky profesion të bën shumë të fortë, po i kushtove shumë kohë dhe e merr me gjithë zemër….edhe të ardhurat nga ky profesion janë të mira, por ka përvoja dhe gjëra të paharruara.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here