Modelja e njohur shqiptare në Amerikë, Vildane Zeneli, po shndërrohet në një yll ndërkombëtar falë sukseseve të njëpasnjëshme dhe njohjeve në Hollivud, ndërsa sot ajo do të marrë pjesë në show-n e Victoria’s Secret, një prej agjencive dhe linjave më të njohura në botë sa u takon veshjeve intime.

Mezi po pres, do të jetë shumë nxehtë aty”, – ka shkruar në Facebook modelja, e cila këto ditë, në fakt, ka qenë me regjim shtrati për shkak të gripit.

Nuk është e rastësishme prania e saj në sallë, pasi modelja ka bashkëpunuar herë pas here me fotografë të VS.

Madje, pak ditë më parë bukuroshja seksi, që preferon ta thërrasin shkurt me emrin Vicky, ka realizuar disa foto të mrekullueshme me një ndër fotografët e Victoria’s Secret, Russel James. Natyrisht që e parë me bikini, Vicky nuk ka asgjë më pak se “engjëjt” e Victoria’s Secret, edhe pse dihet që të jesh pjesë e kësaj agjencie është mjaft e vështirë…

Këtë e ka provuar vitin e kaluar modelja Tika Camaj Ivezaj, e cila arriti deri të 5-shen e vajzave në konkurrim, por nuk ia doli të ishte ajo e përzgjedhura. Sa i takon Vicky-t, brunia e bukur që është bërë fytyrë publike, këtë verë ishte pjesë e klipit të Timbaland, Pitbull dhe David Guetta, ndërsa më herët ka reklamuar kufjet e reperit me famë botërore, Dr. Dree.

Vicky na ka bërë me dije se shumë shpejt do të hidhen në treg edhe kufjet me gurë diamanti, ndërsa posterat e saj do të shfaqen ngado. Këto kufje do të quhen “Million Dollar” dhe do të jenë ekskluzivitet i super të pasurve. Për fat të keq, Vicky është pak e njohur në Shqipëri, ndërsa ata pak që dinë për të, e identifikojnë me pjesëmarrjen në klipin e Flori Mumajesit “Next”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here