Këtë vit për fansat e futbollit amerikan do të ketë dhe një arsye më tepër për të mos humbur ndeshjet e Superbowl.

Bukuroshja shqiptare Vildane Zeneli, e cila jeton prej vitesh në Amerikë, sapo ka përfunduar reklamën me Budwiser që do të debutojë pikërisht gjatë këtij kampionati në shkurt.

Superbowl është kampionati më i rëndësishëm i futbollit në Amerikë, ndiqet nga pothuajse çdo mashkull në këtë vend dhe njëkohësisht është evenimenti ku debutojnë disa prej reklamave më popullore dhe më të njohura në SHBA.

Kështu që nëse reklama pëlqehet, bukuroshja shqiptare do të shfaqet gjatë gjithë sezonit në televizion.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here