Sigurisht se kemi dëgjuar shumë pak për Vildane Zenelin, por suksesi që ajo ka arritur në skenën ndërkombëtare të modës dhe aktrimit është i jashtëzakonshëm, duke përfaqësuar kështu denjësisht bukurinë kosovare dhe vlerat prej një artiste shqiptare.

Ajo në moshën 13 vjeçare u zhvendos nga Prishtina me familjen e saj në New York ku pothuajse menjëherë filloi karriera e saj në modelim, duke u bërë kështu shpejtë një prej fytyrave më atraktive.

Dyert e suksesit Vildanes i hapen pas fitimit të Miss Diasporës në Amerikë në vitin 2009, nga ku më pas me mbështetjen e Ford Models kontraktohet nga disa prej brendeve me emër siç ishte linja e modës e Jennifer Lopez, Baby Phat, August Silk, Aj Jeans, Canon, Ed Hardy swimwear, ashtu sikurse paraqitja në reklama për EBC Cosmetics.

Pos paraqitjes së saj nëpër fushata të modelimit dhe të reklamave të kompanive të mëdha, ‘Vicky’ ishte fytyrë e shumë revistave botërore siç janë Westchester, Spa International, MetRX, Maq Fitness dhe shumë të tjera. Bukuroshja shqiptare ka marrëdhënie të mira me disa prej njerëzve më të fuqishëm në këtë biznes si Peter Beard, Raphael Mazzucco dhe Russell James.

Kjo nuk është e tëra, pasi qershia vjen mbi tortë. Së fundmi modelja dhe aktorja kosovare ka marrë pjesë në spote me producent të madhin Dr. Dre, duke e lidhur këtë të fundit me tinejxherin Noga, i cili ka paralajmëruar një videoklip me ‘beat’ të Dr.Dre.

Prapa Vildanes ekziston një background shumë i pasur, i cili pa dyshim se ia garanton majen në piedestalin e modelimit kosovar, e pse jo dhe atë botëror.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here