Vildan Maksuti me rol kryesor në serinë belgeAktori Vildan Maksuti, i cili është nga Kumanova, mirëpo që jeton dhe vepron në Belgjikë, së fundmi është bërë pjesë e serisë televizive belge “De Ridder”.

Roli i Maksutit në këtë seri është ndër rolet kryesore.

Kjo seri në këtë sezon trajton çështjen e një shqiptari, i cili është student i Drejtësisë nga Tirana, por që me të arritur në Belgjikë ai akuzohet për një vrasje të cilën nuk e ka bërë.

Seria ka një kastë të gjerë të aktorëve belgë dhe xhirimet kanë filluar dy ditë më parë në qytetin Gent të Belgjikës dhe do të zgjasin tre muaj.

Përkrah Maksutit në këtë seri është edhe nëna e tij, Ramize Sulejmani-Maksuti, e cila do ta luajë rolin e nënës së Artan Malajt (Vildan Maksutit).

Image
Vildan Maksuti me nënën e tij Ramize Sulejmani-Maksuti
E për këtë Maksuti ka treguar për “Zërin”, se si ka ndodhur që nëna e tij të jetë edhe nënë edhe në këtë seri, duke pasur parasysh se nëna e tij nuk është aktore me profesion.

”Produksioni e kishte të vështirë që të gjejë një aktore shqiptare, e cila jeton në Belgjikë dhe që i përshtatet këtij roli. Si në shaka unë i kam thënë, përse nuk e merrni nënën time për këtë rol”, ka treguar Maksuti për “Zërin”.

Image
Fotografi gjatë xhirimit të serialit “De Ridder”
Regjisori i kësaj serie është Eric Taelman, ndërkaq për produksionin e këtij projekti është kujdesur kompania “Eyeworks”, transmeton “zeri.info”.

Kjo seri pritet të transmetohet në televizionin “VT4”, të Belgjikës.

Ndryshe, Vildan Maksuti ka qenë edhe pjesë e filmit “Dossier K” apo në shqip “Dosja K”, në rolin e Tahir Ukajt. /Zëri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here