Me padurim e priste ditëlindjen e vajzës Viktorias, të cilën Arta thotë se ia festoi shumë bukur. Kështu ka disa javë që Arta ka nisur përgatitjet për festën e ditëlindjes së vajzës, e cila datë thotë se është më e rëndësishmja në jetën e saj.

“Kohëve të fundit jam marrë më shumë rreth organizimit të ditëlindjes së Viktorias, më besoni kam pasur shumë emocione, për herë të parë festova njëvjetorin e vajzës që e prisja me padurim”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Ditëlindja e Viktorias ishte madhështore me shumë miq dhe dashamirë të familjes Sekiraça.

“Ditëlindjen e vajzës e festuam në shtëpi, jemi familje e madhe dhe kështu që e pamë të arsyeshme që kjo festë për herë të parë të bëhet në shtëpi. Ishte një gëzim i madh nga e tërë familja jonë”, shton ajo.

Edhe angazhimet në këngë Arta vazhdon t’i kryejë me mjaft sukses, dhe tani ka nisur përgatitjet e videoklipit më të ri të këngës “E pafat” të realizuar nga produksioni “Urban Grafiks”. “Balada që do ta lansoj tani kam përshtypjen se do të pëlqehet në publik, sepse është punuar mjaft mirë si kënga “E pafat” ashtu edhe videoklip”, përfundoi ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here