Jeton në Zvicër dhe është vetëm 21 vjec, por që ka korrur sukses në Kosovë dhe shumë vende ku dëgjohet muzika shqiptare sidomos me këngën e tij që e solli në fund të verës me titull “Porta e dashurisë”.

“Zhurnal Plus” mëson  se këngëtari simpatik  Viktor Zenuni është duke bashkëpunuar me artistët e njohur Blero dhe Korab Shaqirin dhe së shpejti do të jetë me një hit për Vit të Ri, jo vetëm këngë por edhe një video e cila do të jetë fantastike.

Viktori gjithashtu atje ku jeton është i kërkuar nëpër koncerte të ndryshme, ndërsa mendon se viti që vjen do ta gjejë më një album të tij ku është duke punuar shumë. Mësuam se ai e ka pasion të madh shumë kitaren dhe për këtë e përdor edhe në këngët e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here