Edhe pse në pamje të parë Victoria Beckham mund të duket gray e qetë së cilës nuk i duhet nxitojë për asgjë, në fakt është krejt e kundërta.

Ajo është nënë e katër fëmijëve, ka një karrierë prej stiliste si dhe duhet të merret me shumë aktivitete të tjera gjatë ditës. Për këtë arsye Viktoria është gjithmonë në presionin e kohës.

Gjatë një interviste për Vanity Fair ajo ka rrëfyer se njëherë kishte harruar në shtëpi Brooklyn, djalin e saj 13-vjeçar. “Hipa në makinë, vendosa karrigen e makinës për vajzën Harper, ndeza iPod-in dhe u nisa për në shkollë…

Rrugës kuptova se kisha harruar djalin në shtëpi. Unë isha nisur për në shkollë, pikërisht për të çuar Brooklyn-in atje, por në fakt e harrova në shtëpi. U ndjeva një idiote”,- është shprehur Beckham. Mesa duket edhe për personazhet e famshëm koha është një element me të cilin duhet gjithnjë të luftojnë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here