Mexosopranoja shqiptare interpreton në operën “Berberi i Seviljes” në Festivalin e Sedieres. Në rolin e Rozinës në një produksion ndërkombëtar, Kamenica merr vlerësimin e publikut dhe të kritikës franceze.

Mexosopranoja tregon emocionet e premierës Mexosopranoja shqiptare po përjeton një përvojë franceze, ka raportuar Shqip.

Prej dy ditësh, në skenën e Festivalit të Sedieres, mbajtur në Correze të Francës, po ngjitet opera “Berberi i Seviljes”, një produksion ku marrin pjesë artistë të kombësive të ndryshme.

Vikena Kamenica interpreton një nga rolet kryesore, atë të Rozinës, një personazh që iu besua pas një audicioni që mexosopranoja bëri në mars në Paris në Teatër Chatelet.

Berberi i Seviljes” do të vazhdojë të shfaqet nesër dhe më 25 gusht në kuadrin e Festivalit të Sedieres, një festival i krijuar më 1974 që përfshin shumë gjini të artit e prej dhjetë vjetësh edhe operën. Correze është prejardhja e Jacques Chirac dhe ai i ka kushtuar shumë vëmendje zhvillimit të plotë të kësaj zone.

Kamenica, e cila prej një muaji ka udhëtuar drejt Francës për të qenë e pranishme në provat finale, tregon se regjisori Claude Montagne ka zgjedhur të sjellë këtë pjesë të Rosinit, të përshtatur nga vepra e Beaumarchais në versionin klasik.

Solistët e tjerë janë me origjinë bullgare, rumune, serbe etj, por të gjithë të formuar në shkolla europiane. Figaro interpretohet nga Richard Burkhard, Almaviva nga Milos Bulajic, Bartolo nga Francesco Facini, Basilio nga Petar Naydenov, Berta nga Lilana Faraon etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here